TIRANË

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka komentuar raportin e fundit të FMN-së për ekonominë shqiptare.  Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë tha se është raporti më i mirë për Shqipërinë.

“Raporti më i mirë që i është bërë Shqipërisë në aspektin ekonomik. Është konfirmuar rritja ekonomike në nivelin 4.2%. Në nëntor kishte qëndrime të ndryshme nga unë personalisht për rritjen ekonomike, për deficitin, për borxhin. Qëndrimi ishte i prerë që rritja do ishte 4%, FMN ishte për nën 4%. Tani konfirmohet parashikimi im. Është një rritje ekonomike shumë e konsoliduar dhe jo e vogël.
Është transformuar në të ardhura për qytetarët, patjetër që është transformuar. E vërteta qëndron në shifër. Konfirmohet rritja ekonomike 4.2 %, një rritje ekonomike shumë e konsoliduar dhe jo e vogël. E vërteta qëndron në shifër, konsumi është më i larti 3.8 përqind. Të thuash të dalësh në banak dhe të përdoresh lloj lloj ngjyrimesh. Viti 2012 është lugina më e thellë e varfërisë.

A janë shqiptarët të pasur? Janë 262 mijë vende pune, janë 262 mijë qytetarë në fshat dhe qytet që janë në një punë. Dikur diskutohej papunësia. Tani diskutohet që kemi nevojë për sektorë më të sofistikuar”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha se borxhi publik është ulur 68,8% nga 74 % që ishte. “FMN nuk është e shqetësuar. Ju doni të dalë kryeministri dhe të thotë lum si ne me 4.2% me gjithë risqet ekonomike. FMN ka bërë të njëjtën gjë edhe me Saliun por Saliu nuk i dëgjoi. Edi Rama i dëgjoi. Risqet i menaxhon qeveria.
Kam qenë në krye të ekipit të paketave fiskale. Ulja e taksave ka mbaruar. Është vendi me taksat më të ulëta në rajon. Ia kam thënë edhe kryeministrit dhe ministres aktuale. Nuk duhen më të preken paketat fiskale. Tani duhet të fokusohet tek risqet. Janë risqet e huaja, të jashtme”, deklaroi Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: