FIER

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Fieri ka komentuar Raportin e publikuar sot nga Komisioni Europian. Basha tha se duke e nisur nga situata në vendin tonë, edhe këtë herë KE me shumë mundësi do të refuzojë hapjen e negociatave me vendin tonë.

Sipas tij, Ramën e kanë njoftuar se Këshilli Evropian në qershor do votojë për mos hapjen e negociatave.

“Gjendjen në Shqipëri e dinë të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, e dinë edhe në Bruksel. Edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama. Partnerët tanë ndërkombëtarë ja kanë bërë të qartë atij, sic kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Evropian I qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim I pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi ramën dhe qeverinë e tij antievropiane. Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave sepse e di fare mirë se cka ndodhur në ato vende ku janë hapur negociatat. Se të parët që kanë shkuar para drejtësisë kanë qenë pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin”.

Kreu i PD-së tha se kryeministri Rama, duhet të kishte kërkuar falje sot për gënjeshtrën e një viti më parë, ku hapi shampanjën për hapjen e negociatave.

“Miqtë e mi, ditën e sotme për të tretën herë rradhazi, KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ne kemi luftuar çdo ditë për hapjen e negociatave se kjo do rriste kontrollin e Qeverisë.

Ne dëshirojmë dhe urojmë që Shqipërisë t’i hapim sa më parë negociatat. Janë 3 vite që negociatat janë refuzuar. Vendet e BE kanë raportet përkatëse, për gjendjen e kriminalitetit, lidhjet e krimit me Qeverinë. Sot, Edi Rama duhet t’i kishte kërkuar ndjesë shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë. E mbani mend apo jo? E mbani mend fare mirë, një vit më parë hapi shampanjën për hapjen  e negociatave.

Çdo shqiptar shpenzon para për shampanjën e Edi Ramës për festat e orgjive. Reforma në Drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon kriminelët, në asnjë këto fusha progresi nuk është i mjaftueshëm.Gjendjen në Shqipëri e dinë të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, e dinë edhe në Bruksel. Edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama. Partnerët tanë ndërkombëtarë ja kanë bërë të qartë atij, sic kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Evropian I qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim I pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi ramën dhe qeverinë e tij antievropiane.

Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave sepse e di fare mirë se cka ndodhur në ato vende ku janë hapur negociatat. Se të parët që kanë shkuar para drejtësisë kanë qenë pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin. “-tha Basha.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb