TIRANË- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar sot raportin e tretë të ndërmjetëm për situatën parazgjedhore. Në këtë raport theksohet se edhe në këtë fushatë janë vënë re tentativa për blerjen e votave, ndërsa janë përdorur edhe fëmijët.

“U përdorën fëmijët në takime elektorale, edhe administrata e angazhuar masivisht në fushatë. Po ashtu janë vënë re tentativa për blerjen e votës të pasqyruara edhe në media. Pretendimet për blerje vote kanë qenë prezentë nëpërmjet shpërndarjes së ndihmave ushqimore për familjet në nevojë. Gjuha e përdorur nga media, ka qenë përgjithësisht e balancuar. Ka një rritje të pjesëmarrjes së grave në zgjedhje”.

Ndër të tjera, sipas KVV-së, KQZ-ja ka marë vendime inkoherence për ankesat e depozituara, po ashtu edhe Kolegji Zgjedhor.

“KQZ ka menaxhuar mirë shpërndarjen e materialeve dhe ka luajtur një rol aktiv për sensibilizimin e qytetarëve për votimin”,-thuhet në raport.

KVV-ja në gjetjet e saj thekson se fushata ka vuajtur nga protagonizmi i kandidatëve dhe liderëve.

“U përdorën fëmijët në takime elektorale, edhe administrata e angazhuar masivisht në fushatë. Po ashtu janë vënë re tentativa për blerjen e votës të pasqyruara edhe në media. Pretendimet për blerje vote kanë qenë prezentë nëpërmjet shpërndarjes së ndihmave ushqimore për familjet në nevojë. Gjuha e përdorur nga media, ka qenë përgjithësisht e balancuar. Ka një rritje të pjesëmarrjes së grave në zgjedhje”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: