Raportit 2019 i lumturisë në botë i mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara e rendit Shqipërinë afër fundit të listës, së 156 vendeve të analizuara.

Shqipëria renditet në vendin e 107 në raportin që fokusohet në lumturinë dhe komunitetin: se si lumturia ka evoluar gjatë viteve të fundit, me fokus në teknologji, normat shoqërore, konfliktet dhe politikat qeveritare të cilat kanë ndikuar në nxjitjen e këtyre ndryshimeve.

Sipas këtij raporti, Kosova renditet në vendin e 46, Serbia në vendin e 70-të, Mali i Zi në të 73, Kroacia në vend të 75, Bosnje dhe Hercegovina në 78-in, Maqedonia në të 84. Sondazhet janë bërë për përiudhën me viteve 2016-2018. Sakaq, në vend të parë renditet sërish Finlanda si vendi më i lumtur në botë, në vend të dytë Danimarka dhe në vend të tretë Norvegjia. SHBA-ja është klasifikuar në vend të 19-të.

Ndërkaq vendi më pak i lumtur në botë është klasifikuar Sudani i Jugut, në vend të 156, ndërsa në vend të parafundit Republika e Afrikës Qendrore. Raporti është publikuar këtë të mërkurë duke përkuar kështu edhe me ditën ndërkombëtare të lumturisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb