Sipas një raporti më të ri për Lumturinë në Botë, të publikuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së, Shqipëria renditet e 109-ta në listën e 157 vendeve. Sakaq, në krye të kësaj liste qëndron Danimarka, ndërsa në fund Burundi. Ndërkohë, Kosova renditet e 77-ta në listë, e më pas vijon më Turqinë.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë, e cila shënohet më 20 mars, raporti në fjalë ka konstatuar se njerëzit janë më të lumtur në shoqëritë ku ka më pak pabarazi.

Nga ana tjetër në këtë studim, është analizuar prodhimi i brendshëm bruto për banori për frymë, përkrahja sociale, jetëgjatësia, liria për të bërë zgjedhje, bujaria, perceptimin e korrupsionit dhe faktorë të tjerë. Sakaq, vendet evropiane më të prekura nga kriza e palumturisë janë Spanja, Greqia dhe Italia, për shkak dhe të gjendjes financiare që po kalojnë këto vende, të cilat qëndrojnë pas Uzbekistanit, Malajzisë dhe Nikaraguas.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: