Ndotja e ajrit është rreziku më i madh për shëndetin mjedisor për njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por si përkthehet ky rrezik? Hulumtuesit kanë përpiluar një hartë të bazuar në gjetjet e reja që tregojnë, varësisht se ku jetoni, sa vite jetë po ju merr ajri i ndotur.

Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët do të jetonin 0.23 vite jetë/ person më shumë në qoftë se vendi ynë do të reduktonte ndotjen e ajrit në përputhje me standardin e OBSH-së. Nga vendet e tjera të rajonit, duket se Shqipëria po i rrezikon më pak jetën banorëve sa i përket ndotjes, ndërsa në Kosovë do të kishim 0.37 jetë/person, Serbi 0.73 jetë/person, Maqedoni 0.59 jetë/ person dhe Mali i Zi 0.26 jetë/person.

Shkencëtarët konkluduan se jetëgjatësia e jetës zvogëlohet për rreth shtatë muaj me çdo 10μg / m³ shtesë të PM10 në ajër. “Rezultatet tregojnë rastet kur ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur shkakton një reduktim të konsiderueshëm të jetëgjatësisë”, tha Michael Greenstone, autor i publikimit dhe drejtor i Institutit të Politikave të Energjisë (EPIC) në Universitetin e Çikagos.

Nga një raporti i bërë publik një vit më parë, vendi ynë rezultonte në një zonë ku ndotja ishte e konsiderueshme, duke marrë në konsideratë matjet e bëra për përpilimin e indeksit të OBSH, shkruan Monitor.

ndotja-e-ajrit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb