SHBA- Në raportin më të ri mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka shprehur shqetësimin për migrimin e popullsisë nga Kosova, sipas Indeksonline.
Në raportin më të ri mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka shprehur shqetësimin mbi migrimin e popullsisë nga Kosova, ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe qeverisë si dhe ka dhënë një kronologji zhvillimesh për të cilat do të debatojnë dhe japin vlerësimet e tyre anëtarët e Këshillit të Sigurimit kësaj të premte më 6 shkurt.
Në takimin që do ta kryesojë sipas radhës njëri nga anëtarët e përhershëm i Këshillit të Sigurimit, Kina, Kosovën e përfaqëson zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëm, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Blic.

“Raportet e daljes së popullsisë nga Kosova gjatë muajve të fundit janë një arsye për shqetësim,” ka thënë Sekretari i Kombeve të Bashkuara. Ai thotë se mirëpret përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të adresuar çështjen e migrimit, ndërsa është i inkurajuar edhe nga deklarimi për të përmirësuar gjendjen sociale dhe ekonomike për të gjithë në Kosovë.

Në raportin që përfshin periudhën nga 16 tetori deri me 15 janar, sekretari Ban thekson se pret nga autoritetet e Kosovës që të adresojnë e sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet vendi. ‘Diversiteti i pasqyruar në përbërjen e qeverisë dëshmon për progresin e arritur dhe kjo përbënë një shtysë të re në përpjekjet për të ndërtuar një Kosovë multi-etnike dhe demokratike,” thekson Ban.
Ndër hapat e tjerë të rëndësishëm të qeverisë dhe Kuvendit, sekretari ki-Moon përmend miratimin e legjislacionit për krijimin e “gjykatës speciale” si dhe sugjeron vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimin e dispozitave të marrëveshjen e 19 prillit 2013 duke nënvizuar sidomos krijimin e Asociacionit të komunave.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb