Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBBE/ ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, duke thënë se ishte kritikë për opozitën.

“Vetëm në bashkitë e udhëhequra nga opozita flitet për presione e shantazhime. Shumica e problemeve të paraqitura në raport janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e mospranimit të opozitës”, tha Cakaj.

Ndërsa, pyetjes nëse ky raport është një armë në duart e vendeve skeptike për të vrarë integrimin e Shqipërisë në tetor, ministri në detyrë i është përgjigjur: Është e qartë se këtu ka pasur një përpjekje aktive për të dëmtuar mundësinë e hapjes së negociatave të Shqipërisë në tetor. Angazhim aktiv të disa qarqeve opozitare për të prodhuar dezinformim masiv, si dhe sabotimeve të procesit zgjedhor.

Nga dekretim-çdekretimi në mes të zgjedhjeve. Përpjekja jonë është për të shërbyer me informacione të sakta për situatën e përgjithshme në Shqipëri, për të relativizuar skepticizmin në disa vende. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje shumë më të konsoliduara e më cilësore se zgjedhjet e 30 qershorit. Këtë nuk e ka mohuar askush në PS dhe në qeveri. Këtu të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e veta. Vendimi për bojkot ishte personal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb