TIRANE

Pas publikimit të raportit të OSBE/ODHIR se në zgjedhjet e 30 qershorit pati ndikime partiake tek votuesit, vjen një reagim nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se raporti i OSBE/ODHIR tregoi se 30 qershori ra, ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve që të shpëtojnë vendin.

Teksa foli për kohën që nuk duhet humbur, Vasili tha se vendi është rrëmbyer nga një tufë banditësh.

REAGIMI I VASILIT

OSBE foli, 30 qershori ra,tani perpara te shpetojme vendin!!
Shqiperia nuk ka me asnje minute kohe per te humbur me kete tufe banditesh qe kane rrembyer qeverisjen e vendit.
Raporti i OSBE -ODIHR i vuri vulen e zeze votimeve moniste kriminale te 30 qershorit.
Eshte misioni i cdo qytetari dhe opozites qe te jene ne kembe dite e nate per te shpetuar vendin.
Maskarenjte qe kercenojne qytetaret me vendin e punes dhe deri edhe heqjen e ndihmes sociale jane nje turp qe duhet shkulur me rrenje.
Nuk mundet me qe te lihet Shqiperia ne duart e nje sharlatani politik si Edi Rama i cili shkaterroi imazhin dhe rrenoi ekonomine e vendit.
Gjithe bota tashme e di qe Shqiperia eshte zaptuar nga nje klike horrash te cilet e kthyen vendin me mbrapa se sa edhe monizmi i para viteve 90′.

Antishteti i instaluar nga Edi Rama nuk pyet as per kushtetute,ligj,kode e rregulla por thjesht pyet per ate qe ju duhet dhe u intereson krimineleve banditeve trafikanteve te te gjitha llojeve e sojeve.

Cdo veprim per te mbrojtur vendin nga pushtuesit ne qeveri eshte detyrim dhe legjitim.

Asgjesimi i zgjedhjeve nga Edi Rama eshte krimi me i rende ndaj te sotmes dhe te ardhmes se shume brezave ndaj detyra e mbrojtjes se zgjedhjeve te lira ecte ndershme eshte e shenjte.
OSBE foli tani eshte radha jone….
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: