Menjëherë pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR nga “BalkanWeb” për zgjedhjet e 30 qershorit, ka ardhur reagimi i parë opozitar. Aleati i Lulzim Bashës, kreu i PAA, Agron Duka, shkruan se ky raport është autopsia mbi votën e vrarë në 30 qershor .

Sipas Dukës, nga ky raport duhet të nisë shërimi i plagëve të demokracisë shqiptare

“Raporti i OSBE-së është autopsia mbi votën e vrarë në 30 qershor. Nga ky raport duhet të nisë shërimi i plagëve të demokracisë shqiptare, që kalon detyrimisht nga zbatimi i tij dhe nga zgjedhje të parakohshme, që t’i japin legjitimitetin e domosdoshëm njësive vendore dhe Parlamentit!”, shkruan Duka në “Facebook”.

Në raport, OSBE/ODIHR fliste për raste kërcënimesh, shantazhesh dhe presionesh mbi votuesit dhe administratën, ndërsa kritikonte ashpër edhe KQZ, duke thënë se nuk ishte transparente.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb