KOSOVË- Zhvillimet kryesore gjatë muajve të fundit, që ishin të mbushura me tensione, protesta, gjykime të ish-komandantëve të UÇK-së për krime lufte, kanë zënë vend në raportin e ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, Jean Claude-Schlumberger, të cilin ka arritur ta sigurojë “Koha Ditore”. Raporti nis duke vënë në dukje bllokadën disamujore institucionale në Kosovë.

“Pas shtyrjeve disamujore në kompletimin e seancës konstituive pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, Kuvendi i Kosovës nisi punën në baza të rregullta në fillim të vitit 2015. Më 25 shkurt Qeveria miratoi programin e vet qeverisës 2015-2018, i cili fokusohet në pesë prioritetet kryesore: zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, promovim i punësimit dhe mirëqenies sociale, forcimin e sundimit të ligjit – duke ndjekur përmbushjen e kritereve të Bashkimit Evropian dhe reformat në arsim dhe shëndetësi”, thuhet në raportin i cili u është dërguar të gjithë anëtarëve në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.

Në dokumentin që mban datën 3 shtator 2015, një përshkrim i hollësishëm u jepet edhe zhvillimeve rreth Gjykatës Speciale dhe tensionet që prodhoi votimi i saj për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: