TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “A show” në News  24 komentoi raportin paraprak të misionit të OSBE/ODIHR, i cili vuri në dukje disa problematika, ku mes tjerash theksoi se zgjedhësit kanë qenë nën presion nga të gjitha palët politike në Shqipëri.

Ai tha se të dhënat e sotme të misionit të OSBE do të jenë thjesht një parathënie e një raporti, i cili sipas tij, do të jetë i mbushur me shumë problematika shtesë. Gjithashtu Oerd Bylykbashi shtoi faktin se Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim të sistemit kushtetues, ku në qendër të jetë idividi dhe interesi kombëtar dhe jo ai i partive politike.

“Republika ka rënë. Qasja e tyre mund të jetë e ndryshme për mënyrën se si e shohin ata. Ne duhet të ndryshojmë sistemin kushtetues me të cilin qeverisen shqiptarët. Nëse politike se ka kuptuar ende, qytetarët ndoshta ende se perifrazojnë në këtë lloj formë , por po e kërkojnë praktikisht këtë gjë. Ajo që dëgjuam sot nga OSBE/ODIHR është thjesht parathënie e një raporti, që do të listojë shkelje të rënda. Unë nisem nga ajo që tha shefja e misionit të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet në çfarë syri do t’i shohim nga interesi politik apo nga ai i zgjedhësve. Votimi në vetvete nuk i bën zgjedhjet zgjedhje. Nëse zgjedhësit trajtohen si dele, këtu është themeli i asaj ku njerëzit kërkojnë shtetin e së drejtës, pasi shteti duhet t’i shërbejë individit”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb