TIRANË

Ish-kryetari i grupit parlamentar në partinë Lëvizja  Socialiste për Integrim, Petrit Vasili komentoi raportin paraprak të misionit të OSBE/ODIHR, i cili tregoi se në zgjedhjet e 30 qershorit janë konstatuar probleme dhe qytetarët kanë qenë nën presion nga të dyja palët politike.

Sipas Vasilit, raporti konfirmoi se procesi i zgjedhjeve ishte i paligjshëm  duke shtuar faktin se qytetarët nuk kishin mundësi të zgjidhnin, pasi në më shumë se gjysmat e bashkive në listë ishte vetëm një kandidat.

“Vlerësojmë raportin e OSBE/ODIHR për votimet. Raporti konfirmoi që u zhvillua një proces i paligjshëm. Raporti konfirmon që mos-zbatimi i Dekretit, i paligjshëm. Raporti konfirmoi që vetëm GJK shprehet për Dekretin. Raporti konfirmoi që nuk pati asnjë mundësi për zgjedhje

Raporti konfirmoi që vendim. Raporti konfirmoi që vendimet e KQZ, të paligjshme. Vendimet e KQZ-së kanë qenë sipas urdhrit partiak”-tha Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb