TIRANE-Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka prezantuar raportin e përgjithshëm të Prokurorisë për vitin 2017.


Nga foltorja e Kuvendit,  Marku ka deklaruar se ka patur rritje të njoftimeve për shkelje ligjore, por sipas saj, sasia nuk ka patur gjithmonë lidhje me cilësinë e tyre. Ajo u shpreh se ka patur një numër të shtuar të kallëzimeve penale, që sipas saj, shifratjanë rritur me 10 për qind.


Duke renditur gjendjen e kriminalitetit në qarqet shqiptare, e para e Prokurorisë së Përgjithshme deklaroi se Dibra ka nivelin më të ulët, ndërsa Vlora kryeson listën.


“Me kriminalitet më të ulët është Dibra, ndërsa me i lartë regjistrohet në Vlorë. Megjithëse ka një rritje të njoftimeve sasiore, nuk ka shumë lidhje dhe përputhje me njoftimet cilësore. Numri më i lartë i procedimeve ka qernë për vjedhje. Ka një rritje me 10% të kallëzimeve penale”, tha ajo.

Ndërkohë, Arta Marku, deklaroi se përgjatë vitit 2017 ka patur rreth 11 mijë procedime, të cilat sipas saj, kanë tipologji të ndryshme.

Gjithashtu, Marku u ndal edhe tek çështja e luftës kundër kultivimit të kanabisit, që sipas saj, të gjithë institucionet ligj zbatuese  në vend kanë hartuar një plan që do të veprojë  për tre vitet e ardhshme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb