TIRANË

Pas mbërritjes së raportit të Komisionit të Venecias në lidhje me 30 qershorin, ku mes tjerash thuhej se kreu i shtetit ka tejkaluar kompetencat tij kushtetuese, vjen edhe reagimi i parë nga ana e maxhorancës.

Ministrja për Marrdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali thekson se Meta me 30 qershor e shkeli kushtetutën, ndërsa i kujton një “betimi” kreut të shtetit, ku sipas saj, Meta ka deklaruar se nëse Venecia do faktonte shkeljet e tij kushtetuese, ai do linte Presidencën. Ajo shton me “ironi” se nuk ka besim se Meta do ta mbajë këtë premtim.

“A do ta mbajë Ilir Meta fjalën që i dha çimit.net  kur u betua se “po tha Venecia e shkele, do iki vetë dhe s’merrem me e lehtë apo e rëndë shkelja”? S’besoj e mban, po që e shkeli e shkeli dhe 30 qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias?#KrenarepërPS”-shkruan Spiropali.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb