TIRANE

Në raportin e politikës monetare për tremujorin e parë të 2019 eskpertët e Bankës së Shqipërisë kanë bërë një analizë të kursit të këmbimit. Sipas Bankës së Shqipërisë kursi i këmbimit gjatë kësaj periudhe do të qëndrojë i stabilizuar rreth nivelit 124 lekë.

‘Efekti negativ i forcimit të kursit të këmbimit, në nivel mesatar vlerësohet përafërsisht me 0.2 pikë përqindje, gjatë vitit 2018. Në përputhje me kohëvonesat e veprimit mbi çmimet, ndikimi i kursit të këmbimit pritet të kulmojë gjatë vitit 2019 dhe të shuhet më tej’

Ekspertët e Bankës pohuan se inflacioni do të jetë i ulët edhe këtë vit, për shkak të ndikimit që do të ketë kursi i këmbimit. Inflacioni pritet të kthehet në objektivin prej 3% të bankës deri në vitin 2020.

‘Kursi i këmbimit pritet të jetë më i qëndrueshëm dhe presionet dezinflacioniste të ardhura nga mbiçmimi i tij, pritet të vijnë në rënie. Inflacioni parashikohet të konvergojë në objektivin tonë prej 3% gjatë vitit 2020’

Kërcënimi i një norme të ulët të inflacionit si rezultat i rënies së çmimit të mallrave të importit për shkak të dobësimit të euros, detyroi Bankën që në qershorin e 2018 të niste planin e blerjes në treg të monedhës euro.Aktualisht euro sipas kursit te kembimit te bankes se shqiperise këmbehet me 124.36 lekë.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb