SHBA

Mijëra abuzime dhe ngacmime seksuale janë regjistruar ndaj fëmijëve emigrantë në kufi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të regjistruara në tre vite. Mësohet se anëtarët e stafit kanë patur raporte me fëmijët, duke regjistruar edhe video pornografike, por edhe kontakt fizik të forcuar.

Janë të dhënat shokuese të dosierit të Departamentit federal të shëndetit dhe shërbimeve njerëzore të Shteteve të Bashkuara, publikuar këto ditë. Raporti analizon periudhën 2015-2017, ku rreth 4500 fëmijë mendohet të kenë pësuar dhunë të çdo lloji. Dhe është hera e parë që një dikaster i shteteve të bashkuara zyrtarizon këto shifra.

Sipas raportit në fjalë, nën administratën e Obamës (në vitin 2015), ka nisur vala e abuzimeve edhe pse pjesa më e madhe e abuzimeve ka nisur në kohën që Donald Trump ka marrë udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë.

Publikimi i dokumentarit ka ndezur menjehërë debatin politik amerikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: