Një telefonatë emergjente ka mbërritur në sallën operative të Policisë së Shtetit, teksa raportohet se është njoftuar se një vajzë është marrë me forcë në një makinë, sipas rapotimeve të shumta në rrjetet sociale.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat.

Raportohet se edhe pse nuk ka pasur një denoncim zyrtar, policia është vendosur në lëvizje duke kryer verifikimet e nevojshme.

Komisariati nr. 6 ka organizuar një operacion të shpejtë, duke patrulluar zonën për të identifikuar dhe lokalizuar një mjet tip “Benz” i zi CLK, ku mësohet se brenda tij ndodheshin dy djem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb