Ened Bostani, 29 vjeç nga Fieri është një prej të plagosurve në protestën e djeshme të opozitës. I riu me plagë në krahë e këmbë nuk di të fajësojë për atë që i ka ndodhur, pasi ka rënë pa ndjenja në tokë.

“Isha duke filmuar protestuesit me telefon te hyrja e Parlamentit. Isha me kurriz nga policia dhe aty rashë në tokë, nuk pashë më gjë”,- thotë ai nga shtrati i spitalit.

Ndërsa tregon se ka marrë ndihmën e parë në spital, i riu vijon rrëfimin: “Në këmbë kam marrë pjesë metalike që mi fshehën në spital”.

Por pavarësisht kësaj që i ka ndodhur, ai thotë se do marrë sërish pjesë në protestat e opozitës. “Edhe sikur me paterica të jem, prapë në protestë do shkoj. Kam qenë emigrant dhe jam kthyer, tashmë jam emigrant në shtetin tim”,- shton i riu.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb