Marcus Rashford nuk po kalon një periudhë të mirë te Manchester United. Sulmuesi po mendon të largohet nga “Teatri i Ëndrrave”, çka e ka pranuar edhe në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Për mua, personalisht, mendoj se jam gati për një sfidë të re dhe hapat e ardhshëm. Kur të largohem do të ketë ‘ndjenja të vështira’. Nuk do të keni asnjë koment negativ nga unë për Manchester United. Ky jam unë si person”.
Kur të largohem do të bëj një deklaratë dhe do të jetë nga unë. Unë do të jem gjithmonë Red”, ka thënë Rashford. 27-vjeçari nuk u grumbullua nga trajneri Amorim, për derbin me Cityn.
(J.S/BalkanWeb)