Manchester United është në kërkim të një zgjidhjeje për të ardhmen e Marcus Rashford, sulmuesit anglez që me ardhjen e Ruben Amorimit në pankinë duket se nuk është pjesë e projektit teknik.
Djajtë e Kuq synojnë ta shesin lojtarin që në merkaton e janarit, duke vlerësuar opsionin e një huazimi me të drejtë blerjeje. Për të lehtësuar operacionin, klubi anglez do të ishte i gatshëm të kontribuonte në pagesën e një pjese të pagës së lojtarit.
Sipas asaj që raporton portali spanjoll Relevo, ditët e fundit Manchester United ka nisur bisedimet me disa klube të interesuara, përfshirë Milanin. Kuqezinjtë do të kishin marrë një propozim zyrtar për sulmuesin, por për momentin nuk ka asnjë detaj mbi ndonjë përgjigje apo zhvillim konkret.