Milot Rashica ka treguar një formë të jashtëzakonshme sot në sfidën kundër Ajax. Futbollisti i Vittese ka lënë gjurmë në fundin e pjesës së parë duke realizuar një gol mbresëlënës për skuadrën e tij.

21-vjeçari që luan për përfaqësuesen e Kosovës merr një pasë afër mesit të fushës duke vrapuar për gati 30 metra në zonën e kundërshtarit, aty ku driblon me mjeshtëri një mbrojtës ndërsa më pas ekzekuton me mjeshtëri duke dyfishuar rezultatin, 2-0.

Në këto momente sfidat ende po luhet por gjasat janë të pakta që Ajax të dalë me pikë në “Johan Cruijff Arena”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb