Një ekip i quajtur Mert Arduino, në Hackster.io, ka njoftuar një projekt “bëje vetë” në të cilin kompjuteri më i vogël në botë Raspberry Pi u përdor për të krijuar një armë autonome të pajisur me një detektor lëvizjeje.


Revolja përdor një Raspberry Pi 3 Model B +, Stepper Motor HAT (pajisje motorike startuese për montim), një modul stafetash dhe një aparat fotografik po ashtu me emrin Raspberry Pi.


Arduino shprehet se entuziastëve të Raspberry Pi do t’ju duheshin rreth katër orë për ta bërë këtë armë.


Kjo “fole mitralozi” automatik zbulon lëvizjen dhe fillon të hapë zjarr posa të gjurmojë shënjestrën.

Gjithashtu, Arduino nuk e ndërlidhi Raspberry Pi-në me një armë të vërtetë, por me një tregues laser për të demonstruar funksionalitetin e tij pa mundësinë që dikush të lëndohej.

Një sistem i ngjashëm, i cili përfshin një armë të vërtetë automatike, e cila zbulon lëvizjet e gjithçka që lëviz para saj, e cila është më e madhe se një lepur, përdoret nga Koreja e Jugut në kufirin me fqinjin e saj verior.

Nuk dihet nëse kjo armë operohet nga Raspberry Pi.//Koha.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb