Vetëm pak ditë pas shpëtimit të vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, nga kapmi i ferrit “Al Hol”, në Siri, mësohet se Gent Gazheli nuk është më ambasador i Shqipërisë në Turqi.


Pak ditë më parë u përfol për një dorëheqje të Gazhelit nga posti pas dështimit të shpëtimit të 11-vjeçarit nga kampi i ISIS.


Dorëheqje apo shkarkim ende nuk dihet saktësisht, por ajo që është zyrtare është se në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme kanë nisur procedurat për emërimin e ambasadorit të ri të Shqipërisë në kryeqytetin turk, Ankara.


Madje, është përzgjedhur edhe pasardhësi i tij. Diplomati Kastriot Robo do të zhvillojë nesër në 10:00, një seancë dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme, si kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.

Emisioni investigativ italian “Le Iene” kritikoi ambasadorin për rastin e Alvin Berishës, duke e akuzuar publikisht se nuk i ishte përgjigjur telefonatave të tyre pavarësisht se kishte premtuar ndihmë. Qëndrimet e tij shkaktuan indinjatë në rrjetet sociale duke kërkuar largimin e tij.

“Jam i zhgënjyer, ambasadori shqiptar na dha fjalën që do të zgjidhte gjithçka. Duke qenë se Alvini nuk ka letra italiane, shteti ynë nuk bën dot asgjë për të. Është në duart e qeverisë shqiptare që Alvini që ka mbetur i plagosur nga bombardimet në Siri, të kthehet në Itali pranë të atit që e ka kërkuar dëshpërimisht prej vitesh”-tha gazetari italian Luigi Pelazza i Le Iene.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb