Zyrtarisht Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasador i Shqipërisë në Turqi. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Gazhelit. Në dekretin e Presidentit, thuhet se lirimi i tij nga detyra ka ardhur me propozim të kryeministrit Edi Rama.


Largimi nga detyra si ambasador i Gent Gazhelit është përfolur pak ditë më parë, ndërsa lidhjet me rastin e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, që u shpëtua nga kampi i ferrit “Al Hol” në Siri falë ndërhyrjes së gazetarëve italianë të “Le Iene”.


D E K R E T


PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11356
Tiranë, më 19.11.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb