Në fshatin Valare të Gjirokastrës është raportuar rasti i parë i gripit të shpendëve, pas një dekade pa praninë e këtij infeksioni në qark.

Autoritetet konfirmojnë se 20 pula oborri janë asgjësuar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, ndërsa Drejtoria Rajonale e Bujqësisë deklaron se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për dezinfektimin e zonës.

Specialistët theksojnë se aktualisht nuk ka raportime për vatra të tjera infektimi në Gjirokastër apo në qark. Ata i bëjnë thirrje komunitetit që të jetë vigjilent dhe të njoftojë menjëherë veterinerët në rast se vërejnë shenja të infeksionit te shpendët.

Ky rast ka ngjallur shqetësim në mesin e banorëve të zonës, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën nga afër për të siguruar se nuk ka përhapje të mëtejshme të sëmundjes.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb