TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot një paketë antishpifje pas akuzave të opozitës mbi maxhorancën dhe atë vetë me denoncimin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS.
Shefi i qeverisë shkruan në Twitter mbrëmjen e sotme se vajza u mor peng dhe u kthye në mish për topat e kazanit politik e mediatik. Por Rama zbulon një pjesë të planti kur thotë se duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh.
“Më vjen mirë që s’jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik! Më mirë vonë se kurrë. Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala. Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje?”, shkruan Rama.
(m.k/BalkanWeb)