Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News24” foli për rastin e Agim Kajmakut, për të cilin PD tha se ka qenë i dënuar në Greqi.

Lubonja u shpreh se kriminelët në politikë janë tashmë një fenomen. Ai shtoi se krimi ka depërtuar në nivelet më të larta politike, për shkak të sistemit.

Lubonjau shpreh se Rama bashkëpunon me njerëz që kanë para e influencë, prandaj krimi është i pranishëm në politikë. Ai tha se është e rëndë që Rama promovon kriminelë në krye të bashkive, kurse ngre pyetjen sesi mund të punopë një kriminel për njerëzit.

Sistemi është i tillë që persona të tillë kanë hyrë dhe duan të sundojnë. Ka që thonë se Edi Rama e dinte dhe nuk e dinte. Rama në fakt kap ca njerëz që kanë para dhe me paranë e të fortët qeveris, kjo është mënyra më e thjeshtë për të qeverisur. Ky person thotë që nuk ka qenë i dënuar, mirë, dakord, por pyetja që ngrihet se kush është ky, çfarë kontributi ka dhënë që të zgjidhet kryebashkiak. Janë figura që nuk njihen aq nga publiku.

Në bashki ka para, ky është procesi që vazhdon si fenomen. Nuk është vetëm Kajmaku, por edhe Kavaja, ishte edhe Gjushi, edhe Veliaj me kullat. Është tendencë e frikshme. Unë se di sesi një njeri i krimit mund të punoj për njerëzit. Nuk është problemi i njerëzve aq, por i sistemit ku krimi ndjell krimin, gjarpëri ha bishtin e vet dhe helmohet e vijon me helm”, tha Lubonja.

Lubonja u shpreh po ashtu se nuk ka parë nga PS që të reagojë askush për kriminelët në gjirin e vet. Ai shtoi se nuk ka parë ndonjë akt dorëheqjeje apo kundërshtimi të disa figurave si Ditmir Bushati, Pandeli Majko etj.

Pashë një postim të Ditmir Bushatit që citonte Migjenin, një poezi që fliste për vullnete të ndrydhura. Bushati ndoshta e thotë këtë tani që nuk është më ministër. Por një pyetje kam: Si ka mundësi Bushati, Majko disa figura që mbahen me emër në PS, kur del një krimienel pse nuk ikën? Këta bashkëpunojnë me krimin?

Askush nuk flet pra, kemi diktaturë të krimit. E kam thënë më mirë tre parti që denoncojnë njëri-tjetrin sesa një parti  dhe të kemi diktaturë krimi. Edhe drejtësia për këta njerëz kam parë që nuk vepron. Opozita duhet të gjejë mënyrën për të dalë në rrugën institucionale.”, deklaroi ai.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb