Një grua u paraqit ditën e djeshme në Spitalin Infektiv për shkak se pretendote se ishte prekur nga 73- vjeçarja me koronavirus në Durrës.
Gazetari Erjon Skëndaj raporton për BalkanWeb se gruaja pretendonte se kishte të afërmin në të njëjtën dhomë në Spitalin infektiv të Durrësit me gruan 73- vjeçare dhe ka të njëjtat simptoma me rastin në fjalë.
Më pas ka hasur një incident pasi protokolli shëndetësor thotë se personat që kanë dyshime duhet të vetëizolohen por gruaja erdhi menjëherë tek Spitali Infektiv në Tiranë dhe pretendon se bashkë me të janë infektuar dhe 4 të tjerë.
Në fakt e moshuara kishte qenë në Itali nga kishte importuar dhe koronavirusin por është shtruar në spitalin infektiv të Durrësit me probleme të rënda me frymëmarrjen dhe ka qëndruar për një javë e shtruar aty ndërsa dyshohet se mund të ketë infektuar mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer.
(BalkanWeb)