TIRANE

Edhe pse tashmë jashtë kryesimit të diplomacisë shqiptare, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar vendimin e marrë pak më parë nga Parlamenti grek për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës.

Sipas tij, kjo marrëveshje i jep fund mosmarrveshjes mes Maqedonisë e Greqisë për çështjen e emrit.

“Vota e Kuvendit të Greqisë për Marrëveshjen e Prespës zgjidhi mosmarrëveshjen prej 27 vitesh mbi çështjen e emrit dhe hap dyert për pranimin në BE të NATO-s dhe BE. Ky është një moment historik për Ballkanin dhe Evropën. Urime! @NikosKotzias @Dimitrov_Nikola @Zoran_Zaev @tsipras_eu @Zoran_Zaev”,- shkruan Bushati.

Parlamenti grek ka ratifikuar sot ‘Marrëveshjen e Prespës’. Mësohet se marrëveshja për emrin Maqedonia e Veriut u miratua me 153 vota pro e 146 kundër, ndërkohë që 8 deputetë të parlamentit i janë bashkuar SYRIZA-s me votë ‘pro’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb