Raul Gonzalez ka qenë një nga golashënuesit më të mirë të La Ligas gjatë kohës që luante me Real Madrid.

Pas ndeshjes të zhvilluar ditën e djeshme mes  Barcelonës dhe Las Palmas, pleshti argjentinas Leo Messi shënoi golin e dytë, duke barazuar kështu rekordin e ish-yllit të Los Blancos, Raul, duke i shënuar 35 ekipeve të ndryshme në kampionatin spanjoll.

Kjo arritje, e bëri Raul-in të tregohej shumë profesionist duke vlerësuar Messi-n edhe pse luan në skuadrën armike të përjetshme të ish-ekipit të tij.

“Një kënaqësi të shijosh golat e tu çdo ditë në La Liga,” shkruan Raul në Tëitter për Messi-n.

Këto elozhe kushtuar argjentinasit nuk janë pritur mirë nga tifozët madrilenë. Mesazhet në rrjetin social ndaj tij ishin shumë të ashpra, pavarësisht faktit se vazhdon të mbetet një nga emblemat e Real Madrid.

uu

 

https://www.youtube.com/watch?v=-PHkSqzbDy0

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: