Kombëtarja U-17 është gati për ndeshjen e parë ndaj Azerbajxhanit, në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.

Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet që prej të shtunës dhe pasditen e sotme mbyllën zyrtarisht përgatitjet për takimin e parë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka pasur një ndryshim në listën e trajnerit Andrea Tedesco. Është larguar nga grumbullimi për arsye dëmtimi Lukas Cekrezi dhe është ftuar Spasian Nasto nga Skënderbeu.

Ndeshja Shqipëria U-17 – Azerbajxhan U-17 do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 15:00. Një ndeshje shumë e rëndësishme për djemtë kuqezi, që do të tentojnë fitoren.

Hyrja në stadiumin “Elbasan Arena” është falas për të gjithë tifozët që dëshirojnë të mbështesin Kombëtaren, në provën e parë para finaleve të Kampionatit Europian U-17.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb