Ministri i Punëve të Jashtme të RMV, Timço Mucunski u shpreh se ka folur me ministrin Igli Hasani me të cilin është në forumin në Dubrovnik, pas së cilës menjëherë janë kontaktuar shërbimet shqiptare për të korrigjuar gabimin e pretenduar nga Shkupi zyrtar se është bërë me Censin e vitit 2023.
“Hasani më njoftoi se për atë pyetje ishte një gabim teknik. Sinqerisht do të them se i jam mirënjohës për ndërhyrjen e shpejtë, tha Mucunski në një prononcim për mediat.
Ai tregoi se së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski e kanë përcjellë situatën.
Paraprakisht, përveç përdorimit të termit “Maqedonasit e Veriut”, ministria e Jashtme e RMV ka reaguar edhe për rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë, të cilat, siç kanë treguar, nuk pasqyrojnë numrin real të maqedonasve etnikë në Shqipëri.