Deputeti i PS Pandeli Majko ka reflektuar pas incidentit të mëngjesit të sotëm në ambientet jashtë parlamentit, teksa nuk ka pranuar të përgjigjet ndaj gazetarëve, duke ua shtyrë mikrofonin.

Në seancën parlamentare Majko mori fjalën për të kërkuar falje, ndërsa theksoi se ndjesë në veçanti i kërkon gazetares që ishte shtatzënë.

Pandeli Majko: Do bëj një koment që lidhet edhe me vlerësimin që bënë dy koleget e opozitës.

Dëshiroj të shpjegoj se e vlerësova që ta marr përsipër dhe të kërkoj një ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Ndjesën më të veçante ja ofroj gazetares që ka qenë shtatzënë.

Pasi kërkoi ndjesë deputeti socialist u duartrokit nga të gjithë kolegët e tjerë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: