BEOGRAD- Federata Serbe e Futbollit (FSS) ka akuzuar rëndë Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe kombëtaren e Shqipërisë sa i takon vendimit të sotëm. Ata këtë vendim e quajnë skandaloz dhe të pa precedent, duke quajtur një turp të madh për futbollin evropian dhe botëror.

“Jemi përballur me një vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Luzanë, i cili është i pa precedent dhe ne mund të themi së është turp për drejtësinë, i ngjyrosur politikisht dhe një skandal për futbollin evropian dhe botëror. FSS dëshiron të njoftoj se ka pasur elemente selektive të CAS-it të cilat kanë shkuar në dëm të FSS dhe Serbisë”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga FSS.

“Apeli i Serbisë është injoruar totalisht nga CAS-i, ndërsa është pranuar apeli i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Pas të gjithave, gjykata u ka treguar mediave daneze dhe shqiptare për epilogun vendimtar para se ai të merrej. Si t’i interpretojmë komentet e mediave daneze dhe kryeministrit të Shqipërisë? Është hipokrite”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: