TIRANË

Presidenca ka reagur sërish për përplasjet në Gjykatën Kushtetuese. Me një reagim në rrejtin social, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi thekson se garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të kreut të KED-së, Ardian Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të kreut të shtetit.


Reagimi i presidencës vjen pak minuta pas thirrjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila i ftoi palët që t’i drejtohen Komisionit të Venecias për të zhbllokuar ngërçin e krijuar.


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i është përgjigjur edhe ambasadorit italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, i cili ka bërë të njëjtin propozim me ambasadën amerikane.  Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, e cilëson ambasadorin italian si “ambasadori i Agaçit”.


Reagimi i Tedi Blushit:

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: