Trajneri i Partizanit Shpëtim Duro në një prononcim për mediat ka sqaruar pozicionin e klubit që ai drejton, pas asaj që ndodhi në ndeshjen Laçi-Partizani (1-1), ku tifozët dhe media aluduan për një tolerim nga ana e skuadrës së Laçit.
“Partizani dominoi në Laç, prandaj reagimi dhe barazimi duhen konsideruar rezultat pozititv në një fushë të vështirë si ajo në Laç. Nuk e kuptoj se për çfarë tolerimi bëhet fjalë dhe kush toleroi Laçi apo Partizani. Ne si Partizan nuk jemi të përfshirë për këtë gjë, pyesni Laçin. Në asnjë nga ato që ndodhi që përfliten nuk kemi qenë në dijeni të ndonjë fakti të tillë. Për sa i përket ndeshjes, jam i kënaqur me lojën që zhvilloi ekipi, por kam rezervat e mia për mundësit e shpërdoruara. Kemi dominuar ndeshjen, por në fillim pësuam një gol nga një gabim në mbrojtje. Pastaj kemi barazuar dhe na është anuluar një gol i rregullt, si dhe në fund nuk finalizuam disa mundësi. Me lojën që bëmë na kënaqte fitorja por edhe barazimi është rezultat i pranueshëm në fushën e Laçit. Etika të bëj punën e saj dhe as që e pengojmë në misionin që ka, por ne jemi të qetë në këtë aspekt pasi nuk kemi gisht dhe dijeni për çfarë aludohet.
Raçiç vërtet humbi raste por mos harrojmë që realizoj një gol të rregullt i cili u anulua. Te rastet e humbura meritë pati edhe portieri Vujadinoviç, që ishte i pa kalueshëm. Tensioni ndikoj shumë për të arritur fitoren nga ana jonë. Kemi bërë një lojë të mirë, por na mungoi edhe fati. Distanca ndaj rivalëve nuk është shume e madhe që të shqetësohemi. Ka ndeshje plot dhe rëndësi është që ne të bëjmë më të mirën në përballje direkte”.


(e.shkambi/balkanWeb)