TIRANE– Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt pas akuzave të Partisë Demokratike në adresë të vëllait të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se ndërkohë që policët e thjeshtë mbajnë përgjegjësi për veprimet e familjarëve të tyre, nuk ndodh kështu me ministrin e Brendshëm.

“Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi për vëllain trafikant droge! Polici më i thjeshte sigurisht që PO! Ai është “i padenjë” për të luftuar krimin, edhe nëse e ka nisur këtë mision fisnik që fëmijë, madje edhe nëse ka plagë të krimit në trup! TURP!!!”, shkruan ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb