Pak minuta më parë, në Fushë-Krujë ndodhi një incident ku klubi i Skënderbeut akuzonte se një grup pres 25 personash kanë sulmuar futbollistët e tyre.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe klubi i Kastriotit në faqen zyrtare në “Facebook” ku shprehet se distancohet nga dhuna dhe kërkon nga institucionet përkatëse sqarimin e kësaj situate.

Klubi thekson se kjo është një indicje e sajuar për të prishur imazhin e klubit.

Më poshtë reagimi i plotë:

KS Kastrioti pasi u njoh me pretendimin e kundërshtarëve mbi “incidentin” e ndodhur jashtë stadiumit që siç pretendohet nga klubi korçar mes një tifozi dhe lojtarëve të Skënderbeut. Distancohet nga çdo lloj akti dhune, qoftë edhe verbal, dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse sqarimin e kësaj situate. Klubi kërkon të sqarojë opinionin e gjërë sportiv se në ambjentet e brendshme apo rreth stadiumit nuk ka ndodhur asnjë incident. Kjo është një indicje e sajuar për të prishur imazhin e klubit tonë

KS Kastrioti.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb