BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka bërë një reagim të ashpër ndaj Kryeakademikut serb Vladimir Kostic i cili deklaroi në një një intervistë se Serbia e ka humbur Kosovën. Në reagimin e Kabinetit të Nikolic shprehet habi se si Kryeakademiku Kostic “e ka thënë këtë dhe ka mbetur gjallë”

Kabineti i Presidentit të Serbisë ka lëshuar një reagim të ashër pas deklaratave të Kryetarit të ASHAS, Vladimir Kostic ku thuhet se deklarata është befasuese.

“Presidentin Nikolic e ka befasuar shumë, që të mos përdorim ndonjë fjalë më të ashpër, deklarata e Presidentit të ASHAS Vladimir Kostic, se Kosova de facto është e pavarur dhe de jure e humbur për Serbinë dhe se aleanca me Rusinë është një alternativë artificiale dhe se Serbia duhet të hyjë në parajasën e BE-së”, thuhet në reagim.

“Profesori Kostic e ka thënë këtë dhe ka mbetur i gjallë” vazhdon më tej reagimi.

Në deklaratën që është shpërndarë për media thuhet se profesori Kostic ka dhënë një mendim që është i kundërt me interesat e Serbisë dhe në kundërshtim me bindjet e pjesës më të madhe të qytetarëve të Serbisë.

Më pas Kostic sulmohet se si ka mundur të flas diçka për Kosovën e cila nuk është e tij por e paraardhësve të popullit serb.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: