MOSKE- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se sulmet e reja eventuale në Siri, do të sjellin kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai këtë e tha në bisedë me presidentin iranian Hassan Rouhani, njoftoi Kremlini.

Siç thuhet, Putini dhe Rouhani kanë shkëmbyer qëndrimet rreth situatës pas sulmit të fundit me raketa në Siri nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Të dy liderët u pajtuan se një veprim i tillë nga SHBA-ja, Franca e Britania e Madhe do të ndikojë negativisht në shanset për një zgjidhje politike në Siri, thuhet në kumtesën e Kremlinit.

“Vladimir Putin theksoi se nëse vazhdohet me këto veprime që shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara, atëherë kjo në mënyrë të paevitueshme do të shkaktojë kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare”, njoftoi Kremlini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb