Mohamed Salah ka ndërruar shumë klube këto ditë, të paktën sipas geazetave spanjolle dhe italiane. Në fillim u fol se egjiptiani do të kalonte te Juventusi, me bardhezinjtë që kanë ndërmend të shpenzojnë shifra të çmendura për ta bërë të tyrin sulmuesin e Liverpulit.

Më pas, Salah u shndërrua në objektivin e Real Madridit, madje, gazeta “AS” arriti deri aty sa të raportonte për një marrëdhënie të krisur mes trajnerit Jurgen Klop dhe egjiptianit, me këtë të fundit që paskësh kërkuar largimin nga Liverpuli.

Këtyre u ka vënë kapak agjenti i lojtarit, Rami Abas Isa, që nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter, i ka cilësuar si budallallëqe lajmet që kanë qarkulluar së fundmi, duke rrëzuar poshtë të gjitha pretendimet e ditëve të fundit!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb