Barcelona fitoi  El Clasicon e dytë brenda pak ditësh, dhe këtë fitore e ralizoi sërish në Santiago Bernabeu. Ndeshja përfundoi me rezultatin e ngushtë 0-1 me Barcelonën që shkëputet 12 pikë nga madrilenët.

Golin e vetëm për katalanasit e shënoi Ivan Rakitic në minutën e 26-të me një parabolë të bukur .

Kroati është vlerësuar me notën më të lartë (8.2) në ndeshje pasi përveç goli arriti të bëjë edhe një paraqitje të mirë në mesfushë. Me notë të lartë u vlerësuan edhe Clement Lenglet (8), Sergi Roberto (8.1), Gerard Pique (7.7) dhe Lionel Messi (7,2).

Gjithashtu  edhe portieri Marc-Andre ter Stegen bëri një paraqitje mjaft të mirë në këtë sfidë. Te Los Blancos ata që zhgënjyen ishin Gareth Bale (6.2) , Casemiro (6.3), dhe Karim Benzema (6.3).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb