Real Madrid shpërdoron pafund ndaj Espanjol dhe në fund ndëshkohet. Kjo mund të ishte fjalia përmbledhëse më e mirë, për90 minutat e madrilenëve në katalanonjë, aty ku Espanjol i’a doli të triumfojë ndaj kryesueseve të La Ligas me rezultatin 1-0. Ndeshja foli e gjitha për skuadrën e Ancelottit, që madje gjeti edhe golin e avantazhit me Vinicius në mesin e pjesës së parë, por goli i anulua nga gjyqtari kryesor pasi vuri re një faull në sulm të Mbappe gjatë aksionit të golit. Pjesa e dytë do të fliste akoma më shumë për madrilenët me, Vinicius, Bellingahm, Mbappe e Rodrigon që do t’i afroheshin ndjeshëm golit, me këta dy të fundit madje që do të godisnin edhe shtyllën, por fati ishte me bardheblutë. Dhe kur nuk shënon do ta pësosh, thuhet në ligjin e pashkruar të futbollit, që konkretizohet edhe në këtë sfidë, teksa 5 minuta nga fundit i ndeshjes do të ishte Romero që koordinohet saktë, pas një harkimi nga e djathta duke mposhtur Courtois.

Ndeshje shumë e mirë ndërkohë për vendasit edhe për Marash Kumbullën, me mbrojtësin e kombëtares tonë që luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke u vlerësuar në fund me notën 7 nga Sofascore.

Nota Kumbulla

Ndalesa e madrilenëve bën tashmë që diferenca me ndjekësit më të afërt, Atletico Madrid të ngushtohet në vetëm 1 pikë, kjo pasi më herët të shtunën pasdite Atletico mundi pastër 2-0 Mallorcën. Ekipi i Diego Simeones realizoi nga 1 gol në çdo pjesë për të siguruar 3 pikët. Samuel Lino në të 26 ndëshkoi miqtë me një diagonale mjaftë të bukur me të majtën brenda zonës, ndërsa miqtë reaguan shumë vonë duke goditur traversën në mesin e pjesës së dytë pas një goditje dënimi. Mundësi pati edhe për sulmuesin e dardanëve Vedat Murriqin, por ky i fundit me kokë nuk koordinohet saktë. Do të vinte koha shtesë, aty kyu “Los Cholchoneros” do të mbyllnin praktikisht llogaritë, teksa gjejnë edhe golin e dytë, me një parabol mjaftë të bukur të sulmuesit francez Antoine Griezmann, pas një kundërsulmi të shpejtë. Një fitore me shumë vlerë, duke parë edhe ndalesën e Real Madrid, duke bërë që ekipi i Simeones të jetë tashmë shumë pranë kryesueseve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb