Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli, të paktën jo për disa vite të tjera: “Jam 29 vjeç por ndihem sikur të jem 25, mendoj të luaj të paktën për 4, 5 apo për 7 vite të tjera”. Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, fituesi i “Topit të Artë” ndihet ende i ekzaltuar për suksesin e arritur në Zyrih: “Të ndodhesh aty për 8 vite me radhë është një arsye për të qenë krenar. Janë të paktë ata që e arrijnë diçka të tillë, përjashto Messi-n. Është një kënaqësi e madhe të jesh aty për të shkruar një faqe të bukur në historinë e lojtarëve më të mëdhenj në botë, kjo më bën të jem i lumtur”, u shpreh Ronaldo.
Cristiano Ronaldo mposhti në këtë garë Lionel Messi-n dhe Manuel Neuer. Për talentin portugez ky është trofeu i tretë i artë në karrierën e tij. Ronaldo nuk dëshiron të ndalet këtu, dhe nuk ngurojë për ti lëshuar sfidë Lionel Messi-t: “Shpresoj që vitin e ardhshëm të jem sërish në Zyrih dhe të barazoj Leon.

(e.shkambi/balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb