Benzema humbet transfertën në Torino. Sulmuesi francez nuk figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Carlo Ancelotti për sfidën kundër Juventus-it. Të dielën Benzema u kthye duke u stërvitur me skuadrën por me sa duket problemi me gjurin e djathtë e pengon të jetë i pranishëm në “Juventus Stadium”. Ancelotti nuk ka preferuar të rrezikojë duke e lënë në Madrid sulmuesin e tij kryesorë për ta pasur në dispozicion për ndeshjen e kthimit. Këtë janë 20 lojtarët e grumbulluar për takimin kundër Juventusit:
Portier: Casillas, Keylor Navas, Pacheco

Mbrojtës: Varane, Ramos, Pepe, Coentrão, Carvajal, Arbeloa, Marcelo, Nacho

Mesfushor: Kroos, James, Bale, Lucas Silva, Isco, Illarramendi

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Jesé, Chicharito Hernandez

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb