MADRID– Portieri i Real Madrid, Casillas, ka folur rreth argjentinasit të Barcelonës, Lionel Messi.

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, ne lidhje me kundërshtarin e tij te Barcelona, Lionel Messi, eshte shprehur se “skuadra mbretërore ka lojtarë tejet të mirë, të cilët nuk do t’i ndërronte me askënd”.

I pyetur se a e dëshiron Lionel Messin në skuadrën e tij, Casillas ishte i prerë: “Jo, nuk na duhet, me skuadrën që kemi tani për tani ne jemi duke bërë shumë mirë dhe kemi arritur gjithcka”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: