Real Madridi mendon për merkaton. Dëmtimi i Carvajal detyron klubin spanjoll të bëjë një afrim në janar, teksa alternativat e mundshme për momentin janë të shumta.

Gjithsesi, Marca ka zbuluar se kampionët e Europës kanë prioritet Alexander-Arnold.

Anësori pëlqehet shumë në Madrid, sakaq kontrata e tij skadon më 30 qershor. Ekziston mundësia që spanjollët të bëjnë një ofertë të majme për Liverpool, për të bindur kështu The Reds që të lënë të lirë lojtarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb