Në ishullin britanik militojnë disa nga yjet më të shndritshëm të futbollit botëror, lojtarë klasi që janë gjithnjë në qendër të merkatos. Ti rrëmbesh Premier League xhevahiret e saj nuk është aspak e lehtë pasi në ishull kanë gjithçka, luajnë në kampionatin më të fortë në Europë, kanë super kontrata, pra kanë gjithçka për të qenë të lumtur. Shumë pak klube mund ti joshin, një prej tyre është padiskutim Real Madrid.

Hazard
Hazard

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Reali është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me dy nga lojtarët më të mirë në ishull, Eden Hazard dhe Pogba. Për fantazistin belg është thjeshtë çështje detajesh: Reali ofron 95 milion euro ndërsa Chelsea kërkon minimalisht 105, nuk është ndonjë diference e madhe duke parë që dhe vetë lojtari kërkon prej kohësh të largohet drejt Madridit.

Pogba
Pogba

Pak më i ndryshëm është diskutimi për Pogba. E ardhmja e tij fillimisht është e lidhur me kualifikimin e Man.United në Champions League, nëse “djajtë e kuq” dështojnë në këtë pikë, largimi i tij është i sigurt. Pogba është gjithashtu një objektiv i Juves, Reali duhet të mposht konkurrencën e “Zonjës së Vjetër”. Edhe këtu Reali është favorit, vetë mesfushori francez tashmë preferon të bashkohet me Zinedine Zidane. Hazard dhe Pogba janë dy emra fantastik nëse Realin arrin të bëjë dopjetë në merkato, revolucioni i tyre mund të konsiderohet galaktik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb