Eriksen? Jo, faleminderit. Real Madrid heq dorë nga ideja për të transferuar fantazistin danez për të ndjekur një ëndërr të kahershme, bëhet fjale për Eden Hazard. Sipas të përditshmes spanjolle AS, belgu vijon të jetë objektivi kryesorë i presidentit Florentino Perez.

Real ka vendosur Hazard në krye të listës së dëshirave, revolucioni i bardhë ka në qendër pikërisht fantazistin e Chelsea.

Drejtuesit e klubit madrilen janë vënë prej kohësh në lëvizje për të përpiluar ofertën e duhur, por pa arritur në një shifër absurde. Dëshira e tyre është ta mbyllin këtë operacion mbi bazën e 100 milion eurove, një shifër jo shumë e lartë duke iu referuar nivelit të Hazard dhe kushteve si po zhvillohet merkato.

Belgu nga ana e tij po bën gjithçka është e mundur për t’ia bërë gjërat më te lehta Realit, së fundmi ka dalë publikisht kundër trajnerit Maurico Sarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: